OVL-UÇK, Skenderaj: Turpi qoftë mbi ju z. Murati

 

 

REAGIM I OVL UÇK
Dega Skënderaj

Lidhur me postimët e mëhershme dhe komentimet e tanishme të “ministrit” Hekuran Murati, i cili në një mënyrë a tjetër i fyen luftëtarët e UÇK-së, duke bërë krahasime të pakuptimta si dhe duke postuar shumëçka të pavërteta në lidhje me Luftën e lavdishme të UÇK-së, apo edhe duke përdorur metoda imagjinative, gënjeshtra, shpifje, injorancë e inate personale kundër UÇK-së, sikurse demagogu i njohur, shefi i tij, “kryeministri” aktual, i cili reagon vetëm atëherë kur kritikohet qeverisja e tij edhe ashtu e dobët dhe e pavërejtur thuajse fare!
Hekuran matrapazi e Albin hajgarexhia, po ua bëjmë me dije se nuk ka çmim që do të mund i paguante gjymtyrët e invalidëve, jetët e dëshmorëve e sakrificën e pjesëtarëve të UÇK-së. Po ua kujtojmë matrapazve që po tallen me ne, së asnjë populli nuk i pikë liria nga qielli e as fitohet me mercenarë të Hekuranit (me pagesë 3 mujore), por me luftë e me sakrificën e popullit, e cila më pas ka një çmim e ai është çmimi i lirisë që e paguan me mund, gjak e sakrificë luftëtarët e lirisë dhe populli i shumëvuajtur e që ju tani po e injoroni, duke thënë e postuar gënjeshtra e shpifje (ndoshta për një grusht vota)!
Kjo që e ka bërë e po vazhdon ta bëjë “ministri” Murati dhe papërgjegjësia e “kryeministrit” Kurti është për keqardhje, është më shumë se turp!
Turpi qoftë mbi ju dhe mbi ata që po e injorojnë Luftën e lavdishme të UÇK-së!

Kryetari i OVL UÇK
Emin Lati