Osmani: Vajzat tona ia dolën përsëri pasi “Zgjoi” fitoi tri çmime

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka reaguar pasi filmi “Zgjoi” mori tri çmime në “Sundance Film Festival”.

Ajo tha se është një ditë krenare për Kosovën, ku nuk munguan urimet për regjisoren, Blerta Bashollin.

 

 

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se vajzat tona ia dolën përsëri.

Një ditë krenare për Kosovën sot! Blerta Basholli, e jona, theu rekorde në @sundancefest me filmin e saj Zgjoi ’. Vajzat tona ia dolën përsëri!”, shkroi Osmani.