Osmani takohet me mergimtarët në Austri, iu premton punë dhe angazhim

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Austri, është takuar edhe me mërgimtarët.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani iu ka premtuar punë dhe angazhim për një të ardhme më të mirë.

“Vizita në Austri merr vlerë të shtuar pas takimit me mërgimtarët.

 

 

Ju faleminderit që jeni çdo herë pranë nesh. Ne do të punojmë shumë që besimin që e keni tek ne ta shndërrojmë në vizion, punë, e angazhim për një të ardhme më të mire”, ka shkruar Osmani.

 

\RTV-Okarina\