Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në kuadër të manifestimit në Kazermën Adem Jashari në 24-vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rënies së familjes Jashari.
Ajo në fjalimin e saj e cilësoi si gur themel të lirisë sakrificën e portret të saj familjen Jashari.
“Duke refuzuar nënshtrimin komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me familjarët e tjerë dhe bashkëfshatarë ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut. Ky sakrifikim i familjes Jashari me bashkëfshatarë e bashkëluftëtarë u bë guri themeltar i lirisë së shtetit tonë. Kjo familje është portreti i lirisë sonë e cila ishte e zorshme për tu arritur”.
Ajo vlerësoi se lufta me aleatët e solli lirinë, dhe se kërcënime për liri janë realitet e vetëm me përkushtim për ushtri mund t’i dalim zot atdheut.
“Ju jeni krenaria më e madhe, lufta jonë çlirimtare bashkë me aleatët e bëri lirinë tonë, e ju ushtarë do ta mirëmbani. Kërcënimet ndaj lirisë tashmë janë realitet, ne duhet të heqim dorë asnjëherë që shtetin ta bëjmë stabil, dhe t’i dalim zot ku do e kur do. Sot si asnjëherë më parë ne duhet ta rrisim përkushtimin për ushtri”,
Ndërkohë në Facebook ajo ka shkruar se vepra e komandantit Adem Jashari dhe sakrifica e familjes Jashari do të ruhen përjetësisht në kujtesën e kombit.