Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se 22 vjet më parë, forcat serbe zbrazën egërsinë e tyre kundrejt të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, fillimisht duke i torturuar e pastaj duke i ekzekutuar 150 dhe plagosur afro 300 prej tyre.
Sipas saj, masakra në Burgun e Dubravës është njëra ndër dëshmitë rrëqethëse të krimeve nga regjimi gjenocidal serb dhe e cila ende nuk ka marrë një përgjigje nga instancat e drejtësisë.
“22- vjet më parë, forcat serbe zbrazën egërsinë e tyre kundrejt të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, fillimisht duke i torturuar e pastaj duke i ekzekutuar 150 dhe plagosur afro 300 prej tyre”.
“Masakra në Burgun e Dubravës është njëra ndër dëshmitë rrëqethëse të krimeve nga regjimi gjenocidal serb dhe e cila ende nuk ka marrë një përgjigje nga instancat e drejtësisë”.
“Një kallëzim penal nga Shoqata e të Burgosurve Politik i bërë vite më parë ende nuk ka epilog”.
“Përkushtim i yni mbetet që dëshmitë e të mbijetuarve për këtë krim të mund të adresohen dhe drejtësia ta thotë fjalën e vetë, si një parakusht për paqe të qëndrueshme”.
\RTV-Okarina\