Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë që për “Grupit të Kumanovës”, Kosova është e gatshme ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut për të hapur një hetim ndërkombëtar.
“Duhet të presim që procesi të përfundojë në plotni dhe posahtu që të zbardhen të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Për momentin rasti ndodhet në Gjykatën Supreme dhe psai të japë verdiktin Supremja do të qartësohet. E kemi parë që kryeministri Zaev është shprehur i gatshëm që të ketë hetim ndërkombëtar pse përfshirje të ekspertëve nga jashtë dhe jemi të gatshëm që ta ndihmojë në këtë drejtim”, tha Osmani.
“Kosova do ta ndihmojë në këtë drejtim dhe jemi të gatshëm ta shtyjmë përpara”, ka thënë Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.