Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë

 

Presidentja Vjosa Osmani ka pritursot në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Në këtë takim marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të të dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyeshme.

 

 

Të dy palët kanë shprehur gatishmërinë që të thellohen edhe më tej, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe turizmit.

Ministri Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Në këtë kontekst, ai ka kundërshtuar idetë për rivizatimit të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.

Presidentja ka ritheksuar se skenarë të tillë duhet ta parandalohen bashkërisht.

 

 

“Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”, ka theksuar ajo, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Në takim, ndër të tjera është biseduar edhe situata me pandeminë Covoid-19, në të dy shtetet.