Osmani nga Estonia: Kosova nuk pranon lëvizje të kufijve

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar Estonin për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në rrugën e saj për integrimin evropian.

Ajo në një konferencë për media në kuadër të vizitës së saj në këtë shtet ka deklaruar se Kosova nuk ka opsione të tjera pos ndjekjes së kulturave atlantike dhe evropiane.

“Kosova për liberalizimin e vizave i ka plotësuar dyfishin e kritereve të kërkuara. Nuk kemi opsione të tjera pos bashkimit me kulturat atlantike, nuk kemi alternativë tjetër. Populli i Kosovës ka zgjedhur t’iu bashkohet strukturave të BE-së dhe NATO-s. Në rajonin tonë ka ndikim rus, ne jemi të vendosur ta luftojmë këtë ndikim me partnerët tanë do të ndjekim rrugën e demokracisë dhe ligjit”.

 

 

Osmani ka theksuar se Kosva nuk pranon lëvizje të kufijve, për të cilët janë duke qarkulluar ‘nonpapers’ jo zyrtar.

“Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun dhe ne kemi vazhduar të bashkëpunojmë me vendet fqinje, përfshirë edhe Serbinë, e cila ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në rajon. Duhet ta bëjmë të qartë se kjo nuk është çështje e zakonshme kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën, duhet marrë parasysh se ka linja të kuqe të cilat ne nuk mund t’i kalojmë.

E para Kosova nuk mund të diskutojë mbi statusin e saj final, Kosova ka shpallë pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe është legjitimuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”.

 

 

 

 

“Tjetra, lëvizja e kufijve është një çështje tjetër të cilën Kosova nuk do ta pranojë në asnjë mënyrë. Sepse nuk do të pranojmë as edhe modele të tjera si ajo e Republikës Serbe në Bosnjë. Ne duam që ta mbrojmë Kosovën nga rregullimi ynë i brendshëm ne këto konsensione i kemi bërë me planin e Ahtisarit. Çështja më e rëndësishme është çështja e personave të zhdukur dhe Serbia duhet të tregojë sa më shumë se ku janë të zhdukurit”, ka thënë Osmani.

 

\RTV-Okarina\