Osmani fajëson Serbinë për mos stabilitet në rajon

 

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, në një bashkëbisedim për të ardhmen e Kosovës me ambasadorin Wolfgang Ischinger, ka fajësuar Serbinë për mos stabilitet në rajon.

Osmani tha se ka vetëm një zgjidhje për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe kjo është njohja e Kosovës nga Serbia.

Tutje ajo fajësoi disa akterë të cilët përpiqen ta faturojnë Kosovën si mos bashkëpunuese në dialogun me Serbinë, por që kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas saj, është Serbia ajo që nuk kontribuon në ecurinë e dialogut.

“Kosova gjithmonë ka kontribuar, përderisa Serbia nuk ka bërë asnjë propozim, bashkëpunimi ynë shihet çdo ditë, diçka që duhet të zgjidhet urgjentisht në dialog është çështja e të pagjeturve”.

 

 

Osmani po ashtu tha se Serbia nuk mund të bëhet kinse janë pro europianë, përderisa nuk janë, njofton Klankosova.tv.

“Kemi pasur ushtrime ushtarake, të gjitha shtetet bashkëpunuan në ushtrime, përfshirë Greqinë, por ka vetëm një shtet që nuk ka pranuar të jetë pjesë e organizimit, dhe ajo është Serbia, dhe në të njëjtën ditë Serbia organizoi ushtrime me Rusinë në Bjellorusi”, tha Osmani.

 

\RTV-Okarina\