Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga krerët e politikës serbe që t’i kërkojnë falje Kosovës për krimet që shteti i tyre i bëri në Kosovë.
Në një intervistë për mediumin francez, “Liberation”, ajo ka deklaruar se drejtësia është një parakusht për pajtimin.
“Ajo që i kërkoj homologëve të mi serb, është që mos t’i ikin kësaj drejtësie. Ata duhet të pendohen dhe të kërkojnë falje për krimet e tyre. Nëse ata nuk duan ta bëjnë këtë për ne, ata duhet ta bëjnë këtë për rininë në Serbi, e cila po ashtu ka nevojë për një të ardhme më të mirë.
Ekziston një tendencë e revizionizmit historik lidhur me atë që ka ndodhur në Kosovë dhe në Bosnje. Disa tentojnë ta bëjnë një ekuivalencë morale ndërmjet politikës gjenocidare të Serbisë dhe atë që disa individë mund të kenë bërë pas luftës. Kjo nuk është e pranueshme: ajo që e ka bërë Serbia ishin vepra të një sistemi shtetëror, jo aksione individuale. Kjo ndodhi veç para 20 vitesh dhe banorët e Kosovës e kujtojnë”, ka deklaruar ajo.
/RTV-Okarina/