Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.
Gjatë takimit diplomati italian ka përsëritur thirrjen për të gjitha partitë që të bisedojnë, të jenë konstruktiv dhe të përgjegjshëm në funksion të çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
“Takim i shkëlqyer me Ministrin Rakiq. E përsërita thirrjen time për të gjitha partitë që të bisedojnë, të jenë konstruktiv dhe të përgjegjshëm në funksion të zgjedhjes së presidentit. Dështimi do të ndikonte tek të gjithë qytetarët e Kosovës. Diskutuam për COVID dhe çështje të ndryshme urgjente mes komuniteteve që duhet të trajtohen nga Qeveria”, ka shkruar Orlando në Twitter.