Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “15 qershori”, në Gjilan, ka arrestuar një person në mëngjesin e së mërkurës, pasi që ai ishte hasur duke ushtruar veprimtari të ndaluara, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Siç njofton policia, atij i janë gjetur dhe konfiskuar: 2 televizorë, 1 llaptop, 1 printer, 1 shtëpizë, 1 libër të bastoreve dhe 7 tiketa të lojërave. Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. /RTV-OKARINA