Opozita kundërshton shkarkimin e anëtarëve të KPMShCK-së

 

Partitë më të mëdha të opozitës PDK, LDK dhe AAK kanë kërkuar që të mos votohet pika për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Armend Mujaj, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kishte kërkuar që të votohet kjo pikë nga deputetët në seancën e sotme të Kuvendit.

 

 

Për të njëjtën gjë u deklaruan edhe Mërgim Lushtaku nga PDK, Agim Veliu nga LDK dhe Besnik Tahir AAK, të cilët në emër të partive të tyre politike kërkuan që të mos votohet kjo pikë e rendit të ditës.