As Veljko Odaloviq, e as Andin Hoti si kreu i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë nuk morën pjesë në takimin e organizuar në Graçanicë nga koordinatorja e Shoqatës së Familjeve të Personave të Rrëmbyer dhe të Zhdukur, Silvana Marinkoviq dhe përfaqësuesi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Negovan Mavriq.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të tij të parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kishte kërkuar që Odaloviq të largohej nga delegacioni serb.
“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte ‘naçelnik (shefi) i qarkut të Kosovës’, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, kishte deklaruar Kurti.rtvokarina.