Shefqet Krasniqi: Oda është për burra e kuzhina për gra, reagon Matoshi

 

Krasniqi tha se “gratë e kanë vendin në kuzhinë” e “burrat në oda” dhe këto gjëra s’mund të përzihen .

Deklaratat e mbrëmshme nga hoxhë Shefqet Krasniqi në një emision televiziv në lidhje me pozitën e gruas kanë ngjallur reagime në opinion.

Gazetari Halil Matoshi ka reaguar pas këtyre deklaratave, duke kërkuar edhe reagimin e presidentes, të deputetëve e të ministrave.

Në një shkrim në Facebook, Matoshi ka pyetur se ku janë gratë që kishin reaguar pas deklarimeve të deputetit të PDK-së Ardian Kastratit.

“Kundër hoxhës ‘së ndritun’ Shefqet Krasniqi, që thotë se gruja e ka vendin n’kuzhinë e burri n’odë, (dmth grueja s’guxon me u perzi ne sferën e Res Publica-s) asni protestë, pos Vlora Çitakut, as Presidentja as gratë deputete e ministre por as ato nga shoqnia civile, nuk po e çojnë kryet me kundërshtu!? Nuk po e çelin gojën! Së paku jo deri tash!?”, ka shkruar Matoshi.

/RTV-Okarina/