OBSH paralajmëron vaksinimin e obligueshëm

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, ka deklaruar se vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid duhet të jetë zgjidhja e fundit, shkruan Reuters.

“Vaksinimi i detyrueshëm është zgjidhja e fundit që çdo qeveri duhet të mendojë dhe diçka e tillë duhet të zbatohet vetëm kur të gjitha alternativat e tjera të jenë ezauruar,” tha Kluge.

Europa është një nga kontinentet më të prekura nga Covid. Shumica e vende kanë rikthyer masat, duke ndaluar edhe udhëtimet me disa vende të Afrikës së Jugut pas përhapjes së Omicron. Vendet më të prekura janë: Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Turqia, Franca dhe Gjermania.