OAK kërkon ndryshimin e Ligjit të Festave

 

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim-plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të veprojmë ashtu siç vepron çdo vend europian.

“Praktika e deritanishme që ditët e festave që bien në ditë vikendi, të zëvendësohen me pushim gjatë ditëve të punës, përkatësisht Neni 4 i Ligjit për Festat Zyrtare, sipas të cilit “Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës”, është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin jo vetëm në aspektin financiar por edhe në aspektin e reputacionit ndërkombëtar, sepse asnjë vend tjetër nuk e zëvendëson pushimin në një datë tjetër”, thuhet në komunikatën e OAK.

 

 

Oda e Afarizmit mori shembull rastin e fundit që pushimi për 1 Maj që ra ditën e shtunë dhe Krishtlindjet Ortodokse që ra të dielën, u zëvendësuan me ditën e hënë dhe të martë, vendim të cilin e quajti të palogjikshëm dhe të dëmshëm për ekonominë dhe buxhetin e shtetit.

OAK kërkon që ditë pushimi të jetë vetëm dita e cila bie festa dhe të mos zëvendësohen me ditët vijuese.

OAK gjithashtu kërkon që të festohen, por të mos jenë ditë pushimi, ditët: 9 Prilli, Dita e Kushtetutës dhe 9 Maji (Dita e Europës).

“Po ashtu, referuar kësaj çështje, është e rëndësishme dhe OAK kërkon që festat për nder të komuniteteve të jenë ditë pushimi për këto kategori, por jo edhe për gjithë vendin”.

\RTV-Okarina\