OAK-ja shpreh gatishmëri për të dhënë kontribut në aspektet profesionale me Ministrinë e Punëve të Jashtm dhe Diasporës

 

Problemet e bizneseve me ambasadat, specifikisht kërkesa për rritjen e komunikimit reciprok, mungesa e atasheve ekonomik, tërheqja e investimeve të huaja nga Diaspora, krijimi i kushteve dhe ofertave për investitorët si dhe problemet me licensimin e pagesave ndërkombëtare në mesin e të cilave edhe PayPal, ishin çështjet kryesore të cilat u diskutuan në takimin mes përfaqësuesve të OAK-së dhe Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi.

Sekretari i Bordit të OAK-së, Diamant Elshani, duke uruar për punën kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shpalosi aktivitetet dhe prioritetet e OAK-së.

“Elshani, theksoi se OAK ka analizuar Planin Qeverisës dhe përshëndet disa nga pikat e parapara në mesin e të cilave pikën për emitimin e bono thesarit dedikuar mërgatës, krijimin e Bankës Zhvillimore, duke shtuar që e shohin si shumë të nevojshme pikën që parasheh rivlerësimin e MSA-së si dhe e përkrahin liberalizimin e tregut të punës me Shqipërinë”.

 

 

“Elshani shprehu gatishmërinë e OAK-së për të dhënë kontribut në aspektet profesionale që ndërlidhen në fushat me interes reciprok”.

“Përderisa Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi falënderoi OAK-në për takimin konstruktiv duke theksuar se janë të hapur për bashkëpunim. Abazi po ashtu theksoi se çdo kërkesë e odës që i përket këtij Komisioni, do të merret në shqyrtim”.

“Për sa i përket prezantimit të Planit Qeverisës, Elshani theksoi se ka shumë pika në të cilat mund të ndërlidhen dhe të kontribuojnë si Odë”.

 

\RTV-Okarina\