Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, i ka mohuar raportimet mediale se do të kandidoj për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se për momentin do të merret vetëm me punë e tij në komunë.
Në një prononcim për Veriu.info, Nuredin Lushtaku ka thënë se nuk ka asnjë interesim për të kandiduar për deputet.
“Shkrimet mediale se gjoja unë do të jem pjesë e listës zgjedhore për deputet, janë krejtësisht të pavërteta. Unë as nuk menduar të kandidoj, e as nuk do të kandidoj në këto zgjedhje. Për momentin jam i përkushtuar maksimalisht në punën time si Nënkryetar i Komunës së Skenderajt dhe nuk do të merrem me çështje tjera politike”, ka thënë nënkryetari Nuredin Lushtaku për Veriu.info.
Kujtojmë se Nuredin Lushtaku ishte ndër komandantët kryesor në UÇK e TMK, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe zëvendësministër për një mandat.