Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe në laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 827 raste pozitive.
Rastet e vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit janë nga komunat:Prizren 3 raste (87, 71, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (58, 82 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (72, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Kamenicë 1 rast (79 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Obiliq 1 rast (62 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Viti 1 rast ( vjeç).
Gjithsej numri total i rasteve pozitive me Covi-19 është 83.012 nga 389.791 persona të dyshimtë në virusin SARS-Cov-2, kurse gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 518 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 68.601.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 66 raste, Prizren 54 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Pejë 39 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 33 raste, Kamenicë 33 raste, Ferizaj 29 raste, Mitrovicë 25 raste, Klinë 24 raste, Obiliq 23 raste, Podujevë 22 raste, Viti 16 raste, Deçan 11 raste, Drenas 8 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Suharekë 7 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Dragash 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Partesh. /RTV-Okarina/