Numër i madh i vrapuesve në maratonën “Vrapimi i nëntorit” në Skënderaj

Për nder të 28 nëntorit, ditës së flamurit kombëtar dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, gjatë ditës së djeshme ka përfunduar gara e madhe e vrapimit “Vrapimi i nëntorit” që u organizua në Prekaz.
110 vrapues morën pjesë nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë në vrapimin 28 kilometërsh për 28 nëntor.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, organizatorja e këtij aktiviteti, Valdete Qollaku u shpreh krenare dhe shumë e lumtur për këtë aktivitet të ri në Drenicë.
“Të bësh vepra të mira nuk është e thjeshtë dhe as e lehtë, është përkushtim, vullnet, energji dhe punë e madhe, sot u finalizua ideja e Vrapimi i nëntorit, me një maratonë prej 28 km për 28 nëntor në Drenicë, përkatësisht në Prekaz, 110 vrapues i dhanë madhështi kësaj zone. .
Sot është hera e parë që 110 vrapues nga të gjitha trojet shipetare e me gjere festuan dhe vrapuan në shtigjet e Drenicës duke i shijuar dhe eksploruar ato.
Jam jashtëzakonisht krenare që së bashku me një ekip fantastike që punoi me mua sot solli në Drenicë diçka ndryshe, të cilën do të mundohem ta mbaj gjallë për një kohë të gjatë.
Urime të gjithë vrapuesve për Vrapimin e Nëntorit dhe urime 28 Nëntorin
Nuk kam pasur kurrë nëntorin më të mirë❤️“, shkroi Qollaku.
\RTV-Okarina\