Nga sot me vendimin e Qeverisë kanë hyrë në fuqi masat e reja më synim prandalimin e përhapjes së Covid-19.
Nga sheshet e Prishtinës shihen edhe numër i madh i zyrtarëve policorë që kanë dalë për të inspektuar respektimin e masave anti-Covid.
Qytetarët të pyetur se a janë të kënaqur me këto masa, u shprehen optimistë se gjendja pandemike në Kosovë do të mund të ndryshojë.
Nazmi Serila tha se masat janë normale pasi situata është e atillë që duhet të ndikojë në uljen e rasteve.
“Bazë eskalimit të situatës besoj që këto masa janë normale, vet na edhe shteti duhet me bë ma shumë për uljen e rasteve”, tha ai.
Selatin Qeriqi e sheh shumë brengosëse rritjen e numrit të rasteve, duke shpresuar që me masat në fuqi do të ketë ndikim te ulja e rasteve.
“Janë të arsyeshme dhe duhet me ndikuar shumë brengosëse edhe nuk po di se cili është shkaku i një shpërthimi të tillë”, tha Qeriqi.
Lirie Dibra që kishte ardhur nga Belgjika në një deklaratë për EO, tha se me marrjen e masave më rigoroze po shpreson në ulje të rasteve duke apeluar që të vaksinohen qytetarët më shumë, raporton EO.
“Ma merr mendja që po, patjetër edhe vaksinimi nëse bëhet shpejtë do të kaloj kjo krizë”.
“Shumë tronditëse numri i madh i rasteve e sidomos një vend si Kosova, kemi rini të shëndoshë e shpresoj me përballu këtë sfidë sa ma shpejtë”, u shpreh ajo.