Nuk respektohen masat aktuale para MPJD-së, radhë të gjata të qytetarëve për vulë apostile

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), duke pritur për t’u pajisur me vulë apostile.

Pavarësisht pandemisë, distanca fizike, si masë për parandalimin e kësaj sëmundjeje, nuk është respektuar nga qytetarët.

Policia disa herë ua ka tërhequr vërejtjen atyre që po prisnin në radhë që të ruajnë distancën.

Zeqir Zogaj i tha “Ekonomisë Online” se ka arritur që vetëm të bëjë termin dhe se i është thënë se të mërkurën duhet të jetë në MPJD në orën 07:00 të mëngjesit.