Bekim Jashari, sikurse në kohën kur ishte kryetar i Skemderajt edhe tash pas përfundimit të mandatit po vazhdon të nderojë dëshmorët e martirët e komunës së Skenderajt, duke organizua nderime e homazhe tek varri i secilit të rënë për Lirinë tonë.
Postimi i tij i plotë.
“Në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve Xhavit Dobra, Arsim Gashi, Mexhit Miftari e Muhamet Musliu, bashkë me asambleistë, bashkëpunëtorë, veteran e invalid të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e qytetarë bëmë homazhe e vendosem lule tek varret e tyre në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.
Po ashtu, bashkë edhe me banorë të respektuar të Kllodernicës vendosëm lule e bëmë homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve e martirëve të Kllodernicës me rrethinë, të cilët 23 vite me parë ranë për tu bërë pjesë e historisë sonë të lavdishme.
Homazhe e nderime bëmë edhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve të lagjes Loshi në fshatin Pemishtë.
Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme, kujtimi e nderimi për ta është obligim moral e institucional që duhet bërë gjithmonë.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të kombit!” /RTV Okarina/