Këtë e bëri të ditur shefi i GP të PDK-së pas mbledhjes së kryesisë.
“U dakordua që të hënën e ardhshme të përcaktohet rendi i ditës për seancën e radhës, ku do të trajtohet një pikë që sa kohë po pritet me padurim nga qytetarët, pra çështjen e Trustit. E konsiderojmë se kjo është shumë e rëndësishme. Në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do ta caktojmë këtë pikë për seancën e radhës, pra të enjten”, tha Tahiri.