Një vit, që nga dita kur Covid-19 u klasifikua zyrtarisht si pandemi

 

Një vit më parë, më 11 mars 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 si pandemi globale.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi në Gjenevë, se organizata e tij e ka vlerësuar papushim 24 orë përhapjen dhe tani duhet bërë fjalë për një pandemi.

 

 

“Ne  jemi thellësisht të shqetësuar për përmasat alarmante të përhapjes, seriozitetin e gjendjes dhe nivelin alarmues të paaftësisë në luftën kundër virusit“, tha ai.

Ne mendojmë, që në ditët e javët e ardhëshme numri mund të rritet“, shtoi kreu i OBSH-së.

 

 

Deri atë ditë, numri i vendeve të prekura ishte trefishuar.

Sipas tij, në mbarë botën, deri atë ditë ishin regjistruar zyrtarisht mbi 118.000 raste në  115 vende.

Virusi Sars-CoV-2 për herë të parë  u konstatua  në metrololin milionësh të Kinës, Vuhan, në një treg kafshësh.

\RTV-Okarina\