Sot mbushet një vit nga rënia e Qeverisë Kurti, pasi Kuvendi i Kosovës, me kërkesë të 44 deputetëve, me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim, mbështeti mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, doli fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019 dhe ajo arriti të bëjë koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa.
Kjo zgjoi reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Albin Kurti duke shkarkuar ministrin nga radhët e partnerit qeverisës, e cila shkaktoi pakënaqësi të shumta në radhët e partisë së Mustafës, e cila më vonë ngriti mocionin e mos besimit që rezultoi me rënien e Kurtit pas vetëm 50 ditë punë.
Ndryshe, pas rënies së Qeverisë Kurti u votua qeveria e re me në krye Avdullah Hotin nga radhët e LDK-së, e cila gjithashtu nuk pati jetë të gjatë, pas aktgjykimit të Kushtetueses se zgjedhja e saj ishte bërë në mënyrë jo legjitime dhe kështu vendi shkoi serish në zgjedhje të reja.
Ndërkohë që një vit pas, sërish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, kjo pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të 2021-ës, ku VV doli partia më e votuar.