Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për ‘Mosveprim sipas dispozitave ligjore gjatë pandemisë’.
Në fshatin Maqitevë të Suharekës është mbajtur mësimi në njërën nga shkollat.
MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE LIGJORE GJATË EPIDEMISË
Fsh. Maqitevë, Suharekë 14.04.2021-10:00. Raportohet gjatë kontrollës në një shkollë janë hasur duke mbajtur mësim edhe pse me vendim të qeverisë është e ndaluar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
/RTV-Okarina/