Një person është arrestuar pasi kishte kanosur një person tjetër.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 08:50 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport