Kryetarja e Kuvendit të Lituanisë Viktorija Cmilyte Nielsen, e ka pritur në takim ambasadoren e sapoemëruar të Kosovës në këtë vend Shkëndije Geci.
Cmilyte Nielsen, tha se vetëm një Kosovë e lirë, e pavarur dhe demokratike mund të kontribuojë plotësisht në mirëqenien e qytetarëve të saj dhe të Ballkanit Perëndimor.
E para e Kuvendit lituanez njëherësh është edhe mjeshtre në shah.
Ajo i ka fituar disa gara në mesin e të cilëve edhe Kampionatin Evropian në kategorinë e femrave U-12 në vitin 1993 dhe në vitin 1995.