Një kosovar vret gruan e tij në Zvicër

Pamje nga banesa ku mbeti e vrarë 32 vjeçarja

Një 35-vjeçar nga Kosova ka vrarë sot gruan e tij në Zvicër.

Ai pas vrasjes ka raportuar qendrën e thirrjeve të urgjencës në St. Gallen se ka plagosur rëndë gruan e tij.

Sipas mediumit zviceran 20.min.ch, Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka gjetur të vdekur 32-vjeçaren.

Kosovari është arrestuar, derisa motivi i ngjarjes ende nuk dihet.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe janë duke u kujdesur nga familjarët.