Një femër zhduket në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar në Polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur në Sfeqël të Podujevës.

“Fsh. Sfeqël, Podujevë, 17.02.2021-00:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.