Policia e Kosovës në raportin 24h ka njoftuar se në Suharekë një femër ka shantazhuar një mashkull, duke i kërkuar kështu para në mënyrë që të mos i publikojë bisedat dhe videot që ata kanë shkëmbyer.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Papa.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar për një shantazh nëpërmjet rrjeteve sociale, ku e dyshuara ka kërkuar të holla duke e kanosur viktimën për publikim të bisedave dhe videove të cilat janë shkëmbyer gjatë bisedave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.