Një e mitur në Fushë Kosovë largohet nga shtëpia

Një e mitur është raportuar se është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:30, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport