Një burrë është arrestuar në Shtërpcë të martën, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe se e kishte dëbuar nga shtëpia, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.
Sipas njoftimit, burri dyshohet se veprat i kishte kryer nën ndikim të alkoolit.
Të bijën e mitur e kishte lënë pa përkujdesje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.