Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi në fshatin Koliq të Prishtinës.
Viktima është një 20 vjeçare, e cila ka njoftuar policinë se para katër muajve është dhunuar nga 4 persona, dy prej të cilëve ka thënë që i njeh.
Ajo mjoftoi policinë mënjeherë pasi mësoi lajmin se ka mbetur shtatzënë.
E rasti në fjalë vazhdon të jetë nën hetim.
“DHUNIM Koliq NN. Më 20.01.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër muajve është dhunuar nga katër persona të dyshuar dy nga ta i njeh. Rasti është duke u hetuar”, bënë të ditur policia e Kosovës në raportin e saj, 24-orësh.
/RTV-Okarina/