Nis takimi i Vitisë me kryetarët e komunave për masat e reja

 

Ka nisur takimi virtual i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave të Kosovës.

Takimi ka nisur në ora 10:00 dhe temë diskutimi do të jenë masat e reja kundër COVID-19.

Kështu bëri të ditur dy ditë më parë Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

 

 

“Po, mund ta konfirmojë se do të mbahet takimi virtual. Takimi mbahet në ora 10:00. Në këtë takim pritet të diskutohet për procesin e deritashëm të vaksinimit nëpër komuna, situatën epidemiologjike si dhe pritet të diskutohet për masat e reja në përballje me pandeminë COVID-19”.