Ka nisur takimi virtual i ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin do të bisedohet për ecurinë e Procesit të Berlinit.
Ky takim ka nisur nga ora 09:00 dhe se në të po merr pjesë edhe ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz.
Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse, ka bërë të ditur se ky takim po zhvillohet nën drejtimin e ministrit të jashtëm gjerman, Heiko Maas. Në takim po marrin pjesë edhe komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi dhe sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Stefano Sannino
Konferenca e sotme po i paraprinë samitit të ardhshëm me kryeministrat e Ballkanit, i cili pritet të zhvillohet gjatë muajit korrik, nën drejtimin e kancelares gjermane, Angela Merkel.
Kujtojmë se me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, Merkel krijojë Procesin e Berlinit si nismë më 2014. Ndër të tjerash, nisma synon edhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën./kp/