Përmes një postimi në llogarinë “facebook”, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur që ka filluar asfaltimi i shtresës së dytë në rrugën Syriganë-Runik, rrugë kjo me gjatësi rreth 4 km.
Jashari së bashku me drejtoren e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, inspektuan punimet në këtë rrugë, e cila pritet të përfundoj brenda këtyre ditëve, me ç ‘rast do të vendosen edhe sinjalizuesit.
“Angazhimi ynë në krijimin e infrastrukturës moderne në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e komunës sonë nuk do të ndalet me kaq.”, shkruan ndër të tjera Jashari.
\RTV-Okarina\
Kemi filluar asfaltimin e shtresës së dytë në rrugën Syriganë-Runik, rrugë kjo me gjatësi rreth 4 km.
Bashkë me…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Tuesday, April 27, 2021