Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër Kryetarit të komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.
Aktakuza sipas prokuorisë ka të bëjë me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
“Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër të pandehurit B.D, Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
/RTV-Okarina