Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 71 aktakuza, kundër 81 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar për 48 orë gjithsej 17 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër 4 të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës bën të ditur se ka bërë kërkesë për sekuestrimin e dhjetëra mjeteve, të cilat dyshohen të jenë përfituar përmes veprave penale apo për kryerjen e veprave penale.
/RTV-Okarina/