Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

 

Këto janë ngjarjet kryesore që sot pritet të ndodhin në Kosovë:

09:00

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton i u.d të Drejtorit të Departamentit për Kufi, Kolonel Ragip Bunjaku. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

 

09:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një kërkesë të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10)

 

 

10:00

Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare)

10:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthimshqyrton informacionet mbi gjetjet e rekomandimeve nga Plani i Monitorimit të Procesit të Integrimit Evropian 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

10:00

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung prezantojnë rezultatet e anketës “Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike”. (Hotel “Sirus”, Prishtinë)

 

10:30

Në komunën e Suharekës bëhen homazhe te lapidari i dëshmorëve në rrugën “UÇK”. (Transiti Rahovec, Malishevë)

11:00 – 13:00

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK mban Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë)

12:00

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrtonProjektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

13:30

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, viziton Lipjanin për t’u informuar nga afër me pritjet që i bëhen bashkëatdhetarëve të cilët vijnë nga diaspora për pushime në Kosovë. (Komuna e Lipjanit)

14:00

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301)

14:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për performancën e Kompanive Rajonale të Ujit, të ftuar Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Kompanitë Rajonale të Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

19:00

Sami Lushtaku shpallë kandidaturën për kryetar të komunës së Skenderajt. (Restorant “Atlantic”, Skenderaj).

 

\RTV-Okarina\