Këto ngjarje do të ndodhin sot në Kosovë:
Agjenda e aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të komunës së Rahovecit:
-Pritja e qytetarëve nga ana e kryetarit Smajl Latifi në Komunë. (Ora 08:00)
-Homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe. (Ora 09:00)
-Mbahet seancë solemne në Kuvendin Komunal. (Ora 11:00)
-Bëhet zbulimi i shtatoreve të dëshmorëve të kombit Bedrush Gashi dhe Feim Gashi. (Drenoc, ora 14:00)
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Agjenda e vizitës së ambasadorit Tomash Szunyog në Janjevë së bashku me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq:
-Takim me përfaqësues të komuniteteve lokale, kafe bar “Bash Qarshi”. (Ora 10:45)
-Vizita e trashëgimisë kulturore fillon nga Xhamia e Sulltan Murat Beut. (Ora 11:45)
-Prononcimi për media – Shkolla fillore “Shtjefën Gjeçovi”. (Ora 12:45)
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për zhvillim rajonal të balancuar (PZHRB 2021) dhe Programi për rimëkëmbje ekonomike (PRE M15). (Objekti i ri qeveritar, kati përdhes, Amfiteatri i madh, ora 10:00-11:00)
Agjenda e aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të komunës së Gjakovës:
-Homazhe në Lapidari “Shokët e lirisë”, ora 10:00.
\RTV-Okarina\