Ngjarjet e planifikuara për sot

 

– Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja dr. Fidelma Donlon do të mbajnë një veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi në Prishtinë për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-Oda Ekonomike Amerikane në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës organizojnë tryezë me temë “Luftimin e Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus”, me Ilir Murtezaj, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, Berat Rukiqi, President i OEK dhe Driton Krasniqi, Emona Group. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, ora 10:00)

– Instituti Demokraci për Zhvillim organizon lansimin e punimit “Kosto e Pabarazisë: Financimi Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

– Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave prezanton të gjeturat e punimit “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 1 qershor – 15 gusht, 2021”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

\RTV-Okarina\