Drejtoresha e kësaj çerdhe Arbnora Fejza-Idrizi, përmes një postimi në facebook ka njoftuar që nga nesë rifillon puna pas një pauze për shkak të infektimir të një pjese të stafit me Covid-19.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar prindër të fëmijëve në Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide” në Skënderaj! Për shkak se një pjesë stafit menaxhues dhe edukativ të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv me COVID – 19, për 10 ditë është mbyllur IP” Nëna Zahide” në Skënderaj dhe vetëm grupmoshat 5-6 vjeç e kanë realizuar mësimin online.
Puna në këtë institucion, do të fillojë me datën 31 janar 2022.
Drejtoria e Arsimit me kohë i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, duke e dezinfektuar objektin e brendshëm, në mënyrë që puna dhe procesi edukativ të vazhdojë nga dita e nesërme, duke i respektuar gjithmonë rregullat e IKSHPK-së.
Drejtoria e Arsimit u dëshiron shëndet të mirë fëmijëve dhe personelit të institucionit, si dhe punë të mbarë dhe suksese në realizimin e procesit edukativo-arsimor!”