Raportohet se shoferi duke drejtuar veturën e tij, duke mos përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe del jashtë rruge duke u përplasur në një beton te kanalit te ujërave atmosferike, shkruan portali rajoni.org.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Rezallë të Komunës se Skenderajt!
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vet drejtuesi i automjetit si dhe katër pasagjerët.
Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF Skenderaj janë liruar për në shtëpi, ndërsa drejtuesi i automjetit është transportuar për në QKUK-së.
Rasti nën hetime.