Nexhmedin Spahiu: Unë ia propozova Albin Kurtit ta bëjë Gërvallën ministre, por jam pishman

 

 

 

Analisti, Nexhmedin Spahiu ka treguar se ai ia kishte propozuar kryeministrit Kurti, Donika Gërvallën për ministre të Punëve të Jashtme.

Ai tha se e ka kuptuar që propozimi i tij ishte gabim, shkruan Jepi zë.

“Unë ia kom propozuar Albinit, por nuk e di a e ka marr propozimin tim, por në fund e ka vendos. Kam mendu se është mjaft e përgatitur pasi e kam parë që ka njohuri, jeta e saj në Shqipëri dhe Gjermani, njohja e gjuhëve të huaja, por e kam kuptu qe kam gabuar”, ka thënë Spahiu në T7.

“Edhe Albini duhet me pranu që ka gabuar me vendosjen e Gërvallës. Un kam kuraje ta pranoj gabimin, ndërsa Kurti jo, dhe shkarkimi i saj nuk do të thotë se ka dështu”, shtoi Spahiu.