Kryesia e re e Lidhjes Demokreatike të Kosovës, pritet të zgjidhet gjatë mbledhjes, e cila do mbahet nesër gjatë orës 14:00.
Më 14 mars, Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Isa Mustafës pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
E kujtojmë se kryetari Abdixhiku, pritet sot të mbajë një takim konsulativ me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe me kandidaten për presidente Vjosa Osmani.
Abdixhiku ditë më parë ka thënë se nuk do ta votojnë Osmanin për presidente, megjithatë vendimi përfundimtar pritet të merret me kryesinë e re.
/RTV-Okarina/