Nesër është afati i fundit që të arrijnë fletëvotimet nga diaspora, ndërsa deri tani numri i pakove me fletëvotime nga diaspora është 4 mijë e 590.
Periudha e votimit përmes postës ka filluar më 15 shtator dhe zyrtarisht përfundon më 15 tetor.
Kështu ka konfirmuar për “Telegrafin” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Numri i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat janë tërhequr nga shërbimi votues i KQZ-së, deri më 13 tetor, është 4,590”, ka thënë ai.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues. Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës kishte filluar më 10 korrik dhe është përmbyllur më 18 gusht 2021.
\RTV-Okarina\