Nesër mbi 21 mijë nënshkrime për lejimin e tërheqjes së trustit i dorëzohen Kuvendit

 

Nesër me datë 15.07.2022, duke filluar nga ora 10:00 do të dorëzohen në Kuvendin e Kosovës, më shumë se 21 mijë nënshkrime për Projektligjin për Trustin, shkruan RTV Okarina.

Lajmin për këtë e ka dhënë koordinatori i kësaj nisme legjislative, Adnan Jashari i cili iu ka bërë thirrje dhe ka ftuar vullnetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë kontribuar në mbledhjen e nënshkrimeve të marrin pjesë nesër në dorëzimin e nënshkrimeve.

Njoftimi i plotë:.

“Çdo gjë gati për neser, për të dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Peticionin- Nismen Legjislative Qytetare me më shumë se 21 mijë nënshkrime për Projektligjin për Trustin.

Neser e premte, 15.07.2022, në ora 10:00 bashkë me të gjithë vullnetarët e angazhuar për mbledhjen e nënshkrimeve takohemi para Kuvendit të Kosovës dhe solemnisht dorëzojmë nënshkrimet e mbledhura.

Pra i ftoj të gjithë vullnetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë kontribuar në mbledhjen e nënshkrimeve të marrin pjesë nesër në dorëzimin e nënshkrimeve.”